Viktima brenda mjetit të djegur, Policia ngre postobllok në aksin Orikum-Llogara

15 Dhjetor 2025 | 16:03

Në aksin nacional Orikum-Dukat-Llogora policia e Vlorës ka ngritur postobllok policor ku po kontrollon disa automjete në zonë.

Ky postobllok vjen si shkak i ngjarjes së regjistruar këtë të hënë në Llogara, ku një person është gjetur i pajetë brenda një makine të djegur. Policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se viktima është gjetur në mjet në sediljen e drejtuesit.

Viktima është djegur nga zjarri i rënë në mjet ndërsa ende nuk është identifikuar. Grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen për zbardhjen e shkaqeve dhe identitetin e viktimës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti...
21:17 | 28/06/2026

Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë

Prej orëve të para të mëngjesit, dy turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë. Në përpjekjet e para për t’u ardhur...
21:02 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026