Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus

16 Dhjetor 2025 | 14:51

Zyrtarët rusë kanë reaguar ftohtë lidhur me përparimin në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë, teksa SHBA-ja raportohet se ka dhënë garanci të sigurisë, të stilit të NATO-s, për Kievin.

Një ditë pasi emisarët përmbyllën bisedimet dyditore me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më 16 dhjetor se Moska nuk ka parë propozimet e diskutuara në Berlin apo detaje për ofertën e sigurisë së SHBA-së.

Ndalesa që Ukraina të bëhet pjesë e NATO-s është kërkesa kryesore e Moskës që para nisjes së luftës. Është e paqartë nëse garancitë e sigurisë, sikurse të NATO-s, do të kundërshtohen nga Kremlini.

Peskov tha se Rusia nuk dëshiron armëpushim – Zelensky ka kërkuar një armëpushim gjatë Krishtlindjes – por, dëshiron një marrëveshje përfundimtare të paqes që do të ndalte luftën, e cila po i afrohet përvjetorit të katërt.

“Ne duam paqe. Nuk duam armëpushim për t’i dhënë hapësirë Ukrainës që të marrë frymë dhe të përgatitet për vazhdimin e luftës”, tha Peskov për gazetarët. “Ne duam që kjo luftë të ndalet, t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantohet paqja në Evropë në të ardhmen. Kjo është çfarë duam ne”.

Në një intervistë për ABC News më 15 dhjetor, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se marrëveshja duket se është afër. Megjithatë, ai nuk sinjalizoi ndonjë ndryshim të qëndrimit të Rusisë sa i përket çështjeve territoriale dhe kërkesave të sigurisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën  Venezuelën ndodhi në Carabayeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas...
09:02 | 28/06/2026

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026