Rusia shton Deutsche Welle në listën e organizatave të padëshirueshme

16 Dhjetor 2025 | 16:13

Rusia ka shtuar rrjetin gjerman të transmetimeve Deutsche Welle në listën e organizatave të padëshirueshme. Ky vendim i Rusisë vjen në një kohë tensionesh të larta midis Berlinit dhe Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë ruse, media gjermane është shtuar zyrtarisht në listën e organizatave të padëshirueshme.

Rusia shpall si “të padëshirueshme” subjektet që pretendon se dëmtojnë sigurinë e saj kombëtare. Qytetarët rusë që bashkëpunojnë me ose financojnë këto organizata përballen me deri në pesë vjet burg.

Drejtoresha e përgjithshme e DW, Barbara Masching, deklaroi se vendimi i Rusisë nuk i dekurajon. Sipas saj përpjekja e fundit për të heshtur median e lirë tregon se sa pak Rusia e vlerëson regjimi lirinë e shtypit dhe sa shumë i frikësohet raportimit të pavarur.”

“Ne do të vazhdojmë të mbulojmë në mënyrë të pavarur pushtimin rus të Ukrainës, si dhe çështje të tjera për të cilat informacioni është i pakët në Rusi, në mënyrë që njerëzit të mund të krijojnë mendimet e tyre”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington

Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Izraelit dhe Libanit, të cilat ishin planifikuar të përfundonin mbrëmë, do të vazhdojnë edhe këtë të premte në Uashington....
09:25 | 26/06/2026

Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike

Një grua ka vdekur dhe një vajzë 8-vjeçare po lufton për jetën e saj pasi një tren u përplas me një makinë në një kalim hekurudhor në...
09:20 | 26/06/2026

Ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët, Australia synon masa më të ashpra

Kryeministri i Australisë tha të premten se ishte i prirur të sigurohej që ndalimi i mediave sociale për fëmijët në vend të ishte sa më...
09:18 | 26/06/2026