SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut, vjen reagimi i kreut të PD, Berisha

16 Dhjetor 2025 | 16:05

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit, që t’i hiqet imuniteti zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Në postimin e tij, Berisha shkruan:

“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.

Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”

Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?”.

Në përfundim të reagimit, Berisha u bën thirrje qytetarëve: “Është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij më 22 Dhjetor.”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026