Administrata Trump zgjeron ndalimin e udhëtimit në SHBA në pesë vende të tjera
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjeruar ndalimin e udhëtimit duke shtuar pesë vende të tjera në listën e atyre vendeve, qytetarëve të të cilave u ndalohet hyrja në SHBA, ndërsa ka futur kufizime të reja për disa vende të tjera, u njoftua sot.
Vendimi është pjesë e një shtrëngimi më të gjerë të rregullave të udhëtimit dhe imigracionit dhe vjen pas arrestimit të një shtetasi afgan të dyshuar për të qëlluar me armë dy anëtarë të Gardës Kombëtare gjatë fundjavës së Falënderimeve, raporton NBC.
Sipas vendimit të ri, ndalimi i plotë i hyrjes është zgjeruar në Burkina Faso, Mali, Niger, Sudanin e Jugut dhe Siri.
Administrata vendosi gjithashtu një ndalim të përgjithshëm udhëtimi për njerëzit me dokumente udhëtimi të lëshuara nga Autoriteti Palestinez.
Në të njëjtën kohë, 15 vende të tjera do të përballen me kufizime të pjesshme udhëtimi: Angola, Antigua dhe Barbuda, Benini, Bregu i Fildishtë, Dominika, Gaboni, Gambia, Malavi, Mauritania, Nigeria, Senegali, Tanzania, Tonga, Zambia dhe Zimbabve.
Në qershor, Trump njoftoi një ndalim hyrjeje për qytetarët e 12 vendeve dhe kufizime të pjesshme për shtatë të tjera, duke e rinovuar politikën që nga mandati i tij i parë presidencial.
Afganistani, Mianmari, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni ishin në listën e vendeve me një ndalim të plotë në atë kohë, ndërsa kufizime më të rrepta zbatoheshin për Burundin, Kubën, Laosin, Sierra Leonen, Togon, Turkmenistanin dhe Venezuelën.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës