Zbulim tronditës në Trekëndëshin e Bermudës! Shkencëtarët kapin një anomali sfiduese
Kur përmendet Bermudën, vëmendja shpesh shkon te Trekëndëshi i famshëm dhe legjendat për anije e aeroplanë të zhdukur. Për këto raste, shkenca ka ofruar kryesisht shpjegime, duke i lidhur incidentet me kushte ekstreme moti dhe gabime njerëzore.
Këtë herë, megjithatë, fokusi i shkencëtarëve është zhvendosur nga ajo që ndodh mbi Bermuda, te ajo që fshihet thellë poshtë saj. Një ekip studiuesish ka identifikuar një anomali gjeologjike nën arkipelagun e Atlantikut të Veriut, e cila nuk është vërejtur askund tjetër në Tokë.
Sipas studimit, nën koren oqeanike të Bermudës ndodhet një shtresë shkëmbore rreth 20 kilometra e trashë. Zbulimi konsiderohet i jashtëzakonshëm, pasi në shumicën e rasteve korja oqeanike ndodhet drejtpërdrejt mbi mantelin e Tokës.
Gjeologu William Fraser nga Instituti Carnegie për Shkencë në Uashington shpjegon se kjo e bën Bermudën unike.
“Normalisht, manteli ndodhet menjëherë nën koren oqeanike. Por në rastin e Bermudës, ekziston një shtresë shtesë shkëmbore, e futur nën kore, brenda pllakës tektonike ku ndodhet ishulli,” tha ai.
Origjina e kësaj shtrese mbetet ende e paqartë. Studiuesit dyshojnë se ajo mund të lidhet me mënyrën se si u formua Bermuda dhe me proceset që e nxorën atë mbi sipërfaqen e detit. Arkipelagu ndodhet mbi një kreshtë oqeanike, ndërsa aktiviteti vullkanik që mund ta ketë krijuar vazhdon të mbetet një enigmë. Shpërthimi i fundit i njohur vullkanik në zonë daton rreth 31 milionë vjet më parë.
Një nga skenarët e mundshëm është se ky aktivitet vullkanik ka ngritur ndjeshëm dyshemenë e oqeanit, duke lënë pas gjurmën gjeologjike që vërehet sot. Sipas Fraser, studimi i rasteve të tilla “ekstreme” ka rëndësi më të gjerë për shkencën.
“Duke kuptuar një vend kaq të veçantë si Bermuda, ne mund të kuptojmë më mirë edhe zonat më të zakonshme të Tokës. Kjo na ndihmon të dallojmë se cilat procese janë tipike dhe cilat janë vërtet ekstreme,” thekson ai.
Shkencëtarët rikujtojnë se fundi i oqeaneve ende fsheh sekrete të mëdha. Së fundmi, një tjetër ekip kërkimor njoftoi zbulimin e një kontinenti të “humbur”, Zealandia, mbi një miliard vjeç, pjesa më e madhe e të cilit ndodhet nën ujë.
Me këtë zbulim, Bermuda i bashkohet listës së zonave që dëshmojnë se planeti ynë ka ende shumë për të zbuluar nën sipërfaqen e tij.
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)