Ben Andoni tregon dy faktet që e shqetësojnë në zhvillimet brenda PS-së

2 Qershor 2021 | 16:36

Për analistin Ben Andoni, Partia Socialiste gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare do të duhet të diskutojë se si mund të çohen përpara sfidat e vendit dhe jo të gjykohet vetëm për interesin e ngushtë të saj elektoral.

Ai tha se PS është një “parti funksionale dhe ka një elektorat që e kontrollon me mekanizma të ndryshme, jo vetëm përmes patronazhistëve” dhe theksoi se shikon socialistët kanë nisur dhe njëlloj përgatitjeje për zgjedhje lokale.

“Është një proces i tërë që tregon se kjo makinë po përgatitet dhe për zgjedhje lokale, ne e dimë që Gjykata Kushtetuese shumë shpejt do të jetë me një vendim të qartë. Besoj që në një farë mënyre duan të mbajnë pak dhe tonusin e njerëzve pasi duan apo nuk duan, PS dhe PD nuk arritën të mobilizonin shqiptarët që të votonin në masën mbi 50%”, tha z. Andoni.

Duke ngritur shqetësimin se “PS po rrëshqet gjithnjë e më shumë djathtas”, sipas analistit sfidat që duhet të përballet PS “nuk janë më me veten por me shqiptarët”.

“Problematikat thellohen nga mandati në mandat dhe kemi gati një Shqipëri virtuale. Aeroportet dhe portet për hir të vërtetës do të ndikojnë në turizëm, por kjo nuk përkthehet në mirëqenie për njerëzit”, tha ai.

Sipas z. Andoni shqetësues është edhe fakti se brenda PS nuk ka grupim që ofron alternativë ndryshe nga ajo që paraqet kryetari i saj, Edi Rama.

“Gjëja që na shqetëson tek PS është se nuk ka një grupim, i cili të tregojë edhe alternativa të tjera sepse nuk mund të jetë vetëm një alternativë, alternativa e z. Rama. Realisht duhet të ketë edhe mendime të tjera ndoshta jo në formën e fraksioneve, por nuk shikojmë elaburime të ideve të reja për mënyrën se si mund të eci vendi”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Asambleja e PS-së, Bushati pohon se do të nisë një analizë e thellë në çdo strukturë të partisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026