Tuneli më i gjatë në botë do lidhë veriun dhe jugun e rajonit ujgur
Tuneli Tien Shan Shengli, tuneli më i gjatë autostradial në botë, do të hapet për trafikun deri në fund të këtij viti, duke siguruar një rrugë të re të shkurtër që lidh pjesët jugore dhe veriore të Rajonit Autonom Xinjiang-Uygur të Kinës.
Zëvendësdrejtori i departamentit të trafikut të qeverisjes vendore, Guo Sheng, tha në një konferencë për shtyp se autostrada Urumqi-Yuli, e cila kalon nëpër malet Tien Shan, pritet të lehtësojë trafikun e ngarkuar që prej kohësh ka penguar zhvillimin e pjesëve veriore dhe jugore të rajonit.
Tuneli me gjatësi 22.13 kilometra e shkurton kohën e përshkimit me makinë nëpër pjesën qendrore të maleve Tein Shan nga disa orë në rreth 20 minuta.
Pas vënies në punë, udhëtimi nga kryeqyteti rajonal Urumqi, në veri, në Korla, në jug, do të shkurtohet nga shtatë në rreth tre orë.
Rutte dhe Von der Leyen: NATO duhet të bëhet më evropiane, të mos varet nga SHBA
Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë
Nga “i vdekur” në mes të turmës, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
- 15:41 Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
- 15:37 SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës
- 15:25 Rutte dhe Von der Leyen: NATO duhet të bëhet më evropiane, të mos varet nga SHBA
- 15:13 Aksident mes tre automejteve në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
- 14:53 Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin
- 14:51 Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë