SPAK arreston një nga drejtuesit e dyshuar të një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar arrestimin e shtetasit shqiptar me inicialet Emiljan Burba i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të SPAK, procedimi penal është regjistruar në janar të vitit 2024 për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrjes në grup kriminal dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale.
Sipas hetuesve, grupi kriminal organizonte trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Një pjesë e provave është siguruar përmes analizës së komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze.
Hetimet kanë dokumentuar tre episode të trafikut ndërkombëtar të drogës: sekuestrimin e 1,722 kilogramëve marijuanë në Mal të Zi në nëntor 2020, 236 kilogramëve marijuanë në Turqi në janar 2021 dhe 475 kilogramëve kokainë në portin holandez të Vlissingen, në një ngarkesë të ardhur nga Ekuadori.
Nga hetimet janë identifikuar fillimisht 14 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurimi për përfshirje në aktivitetin kriminal.
Sipas SPAK, hetimet e mëtejshme çuan në identifikimin e Emiljan Burba si një prej drejtuesve të grupit kriminal, veçanërisht për episodin e trafikimit të drogës drejt Turqisë.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme të datës 3 korrik 2026, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila u ekzekutua më 6 korrik 2026 nga Policia e Shtetit.
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para
Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Nigel Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton
- 16:36 Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim