Emërimi i Landry, ministri danez: SHBA të respektojë integritetin tonë territorial
Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen ka reaguar të hënën duke thënë këmbëngul që të gjithë përfshirë Shtetet e Bashkuara, duhet të respektojnë integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës. Ky reagim ka ardhur pasi Presidenti Donald Trump njoftoi emërimin e guvernatorit të Luizianës, Jeff Landry si të dërguarin special të SHBA-së në Groenlandë.
Rasmussen tha se emërimi konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan në Groenlandë.
“Megjithatë, ne këmbëngulim që të gjithë përfshirë SHBA -në duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”, shtoi ai.
Më herët këtë muaj, Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze tha në një raport vjetor se SHBA-të po përdorin fuqinë e tyre ekonomike për të “shpallur vullnetin e tyre” dhe për të kërcënuar me forcë ushtarake si miqtë ashtu edhe armiqtë njësoj.
Trump ka bërë thirrje të përsëritura për juridiksionin e SHBA-së mbi Groenlandën, një territor të gjerë dhe gjysmë-autonom të Danimarkës. Ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar forcën ushtarake për të marrë kontrollin e ishullit Arktik të pasur me minerale dhe të vendosur strategjikisht.
Në mars, zëvendëspresidenti JD Vance vizitoi një bazë të largët ushtarake amerikane në Grenlandë dhe akuzoi Danimarkën për investime të pamjaftueshme atje.
LEXONI GJITHASHTU:
Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
- 18:08 Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington