“Vetëm protesta e PD nuk mjafton”, Lita: Ja çfarë duhet të krijojë opozita

22 Dhjetor 2025 | 22:16

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar në “Now” lidhur me protestën e zhvilluar pasditen ne sotme nga Partia Demokratike.

Edhe pse mes tensioneve të krijuara mes protestuesve dhe policisë, Lita e cilëson si një protestë normale e cila nuk mjafton për atë qëllim që vetë PD organizoi protestën.

“Ishte një protestë normale. Protesta e PD-së nuk mjafton. PD di të bëjë protesta, ka bërë edhe në të kaluarën e saj, me molotov pa molotov, por nuk mjafton për të rrëzuar qeverinë. Për ta bërë këtë duhet një protestë popullore, pa flamuj, me synime të qarta si ajo në Serbi, Greqi, Rumani, Bullgari.

Partia Demokratike bën protesta me data, me orare dhe me kalendar, me ato tre persona që flasin, bëjnë xhiro. Është një film që e kemi parë, është mirë që protestohet. Është protesta më e madhe muajin e fundit, por duhet të jetë e pandalshme. Nëse ndal se janë Krishtlindjet, Viti i Ri, apo ndonjë sebep tjetër, nuk funksionon.

Lita qëndron i mendimit se në çdo organizim që opozita zhvillon, nuk janë gjëra të reja për qytetarët, aq sa për ti motivuar mbështetësit e saj për ndryshim.

“Duhet krijuar një front i protestës, vetëm protesta e PD nuk mjafton. Berisha njofton aksionin sikur e ka për herë të parë që e bën. Ka 35 vite që bën protesta. Prisja që protesta ta tejkalonte retorikën e opozitës. Ato fjalime i këmi dëgjuar edhe në Parlament, nuk ishin motivuese.  Ata janë parti politike”, tha Lavdrim Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026