Miratohet me shumicë votash buxheti i Bashkisë së Vlorës për vitin 2026
Miratohet me 30 vota pro asnjë kundër dhe 10 abstenim buxheti prej 45 milionë eurosh i bashkisë së Vlorës. Pika një e rendit të ditës se mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak Vlorë për këtë vit u shoqërua me debate dhe diskutime të shumta në një mbledhje që zgjati më shumë se 3 orë.
Mbledhja u mbyll ashtu siç nisi mes tensioneve dhe debateve, por me votim kryesisht nga ana e socialistëve që miratuan buxhetin.
Më tej, mbledhja nuk kaloi pa debate dhe jashtë dyerve të saj, aty ku këshilltarët i prisnin drejtuesit e autobusëve të linjave interurbane. Ata kërkonin një takim me kryetaren e Këshillit Bashkiak për të diskutuar mbi problemet që kishin.
Shpëtim Vrioni, Kreu i Shoqatës së Transportit Interurban të udhëtarëve thotë se zhvendosja e vendit ku qëndrojnë urbanët sjell penalizim të transportit dhe falimentin të 50 familjeve.
“Kemi ardhur se duan të na heqin nga vendi. Jemi në protestë këtu dhe në Tiranë. Kemi ardhur këtu sepse këtu merret vendimi për lëvizjen e terminalit. Lë 50 vetë pa punë. Duam të hiqet informaliteti i paligjshëm, as nga policia bashkiake, as nga rendi, as nga rrugorja. Heqja na dëmton ne dhe komunitetin. O me të mirë, o me të keq, ne do të gjejmë zgjidhje”, tha Shpëtim Vrioni.
Në përgjigje të asaj se çfarë deklarojnë jashtë mbledhjes përfaqësuesit e Transportit Urban, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini përgjatë mbledhjes tha se është parashikuar që zhvendosja e stacionit për të shmangur problematikat në qarkullim. Sipas Mersinit qeveria shqiptare do të bëjë një investim për ndërtimin shumë shpejt të një terminali në Vlorë.
“Terminali dhe tregu kanë një rëndësi të madhe, por duhet të dimë se kur bëjmë një vepër publike. Unë kam qenë në komision ku u diskutuan të gjitha investimet në pritje të aeroportit dhe terminali duhet të integrohet me mjetet e transportit publik, të integrohen në këtë terminal. Kjo ka pasur fazat e veta dhe ne duam një terminal që t’i rezistojë kohës dhe të jetë gjithëpërfshirës. Ky projekt është aplikuar te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku të përfshihen të gjitha”, theksoi Brunilda Mersini.
Drejtuesit e linjave interurbane u takuan në fund të mbledhjes me kryetaren e Këshillit Bashkiak Elpiniqi Mërkuri. Ata shfaqën shqetësimet e tyre pas votimit të pikës 7 të rendit të ditës duke patur një dakordësi për mbledhje përgjatë të premtes.
Për votimin e buxhetit 2026 por edhe zhvendosjen e stacionit të urbanëve pati kundërshtime dhe nga këshilltarët e opozitës, Atird Hoxha përfaqësues i këshilltarëve opozitar, ku e cilësoi miratimin e buxhetit dhe këtij vendimi si të turpshëm. Sipas Hoxhës këto vendime merren duke anashkaluar opozitën lokale.
Projektet kryesore të diskutuara në paketën e buxhetit 2026 kishin të bënin kryesisht me pastrimin e qytetit, investime në rehabilitim rrugës, investime në shkolla, kapsulimi i fushës së mbetjeve, ristrukturim i ndërmarrjeve dhe rritje të pagave të administratës.
Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival