Vllaznia pret Flamurtarin, Balaj: Hallet dhe problemet tona duhet t’i mbajmë këtu
Vllaznia po kalon një formë jo të mirë në kampionat, ku në 5 javët e fundit nuk ka asnjë fitore.
Sulmuesi Bekim Balaj dhe drejtori sportiv Vioresin Sinani analizuan situatën, ndërsa i bënë thirrje tifozërisë shkodrane për mbështetje.
“Sigurisht jemi të vetëdijshëm që vijmë në këtë ndeshje jo në momentin tonë më të mirë të mundshëm. Realisht kemi të nevojshme pikët, siç është gjendja normalisht. Duhet të shohim ndeshjen e radhës, që është me Flamurtarin në Shkodër, dhe duhet të synojmë tre pikët, kështu që për situatën ku jemi, do të na ndihmonte goxha”, tha Balaj.
Më tej, kapiteni Bekim Balaj ka pasur edhe një thirrje për opinionin sportiv në Shkodër dhe jo vetëm.
“Unë mendoj që në këtë moment në Shkodër shtohen si specialistët e futbollit, ashtu edhe analistët e futbollit, dhe sigurisht që reflekton një frymë jo pozitive. Mendoj që hallet dhe problemet tona duhet t’i mbajmë këtu, të jemi afër njëri-tjetrit në këto momente, që zgjidhjen ta gjejmë dhe t’i shërbejë skuadrës për vazhdimësinë, dhe jo deri diku ta zhysim apo të ngutemi e ta çojmë Vllazninë në krizë”, tha ai.
Në të njëjtën linjë me Balajn ishte edhe drejtori sportiv i shkodranëve, Vioresin Sinani.
“Kemi nevojë për mbështetje, sidomos nga shkodranët. S’kemi nevojë për alarme të rreme. Besoj se 4–5 javë jo të mira, kemi ekip shumë të mirë dhe asnjë ekip s’del kampion në dhjetor. Flitet për kriza e probleme, por realisht s’ka asgjë”, thotë Vioresin Sinani.
Vllaznia renditet në vendin e katërt në kampionat me 27 pikë, 7 më pak se Egnatia kryesuese.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën