Autogol dhe tension, Arsenal kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës pas penalltive dramatike

24 Dhjetor 2025 | 16:38

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës në Angli, pasi eliminoi Crystal Palace, ndeshje e cila u vendos pas ekzekutimit të penalltive. Në raundin tjetër do të përballet me Chelsean.

Arsenali është skuadra e katërt gjysmëfinaliste në Kupën e Ligës në Angli, pasi të martën mposhti në çerekfinale Crystal Palace, në një duel që u vendos vetëm pas gjuajtjes së 11-metërshave. Trajneri Arteta bëri rotacion në këtë duel, duke i dhënë mundësinë edhe futbollistëve të stolit, ndryshime të cilat sigurisht ndikuan në lojë, duke bërë që gooners të kenë të vështirë të marrin fitoren.

Pavarësisht rotacionit të bërë në formacion, Arsenal dominoi plotësisht takimin, ku shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa topçinjtë gjetën avantazhin në minutën e 80 pas një autogoli të Lacroix. Në limit, miqtë u rikthyen sërish në lojë, ku kapiteni Guehi riktheu ekuilibrin dhe bëri që sfida të vijojë ende. Formati i këtij kompeticioni parashikon që ndeshja të shkojë direkt në penallti, pa aplikuar shtesa.

Në goditjet e penalltive, topçinjtë realizuan 8 herë, ku të gjithë lojtarët ishin të saktë, ndërsa te Crystal Palace u gabua në penalltinë e fundit të ekzekutuar nga Lacroix, me francezin që ishte në një mbrëmje jo të mirë. Pas këtij triumfi, Arsenal avancon në gjysmëfinale, ku e pret Chelsea.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se gjysmëfinalja e Kupës së Botës ndaj Francës është ndeshja më e rëndësishme që ka luajtur...
09:35 | 14/07/2026

U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual

Gjyqtari holandez, Rob Dieperink, ka vdekur të hënën, disa javë pasi u përjashtua nga Kupa e Botës pas arrestimit të tij për sulm seksual ndaj...
09:02 | 14/07/2026

Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur

 “Të jesh në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë rivalët tanë janë shumë të fortë, dhe si ekip, ne jemi...
22:27 | 13/07/2026