Aksidentohet kamioni në Malësinë e Madhe, plagosen dy persona

26 Dhjetor 2025 | 18:43

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në fshatin Rrjoll në Malësinë e Madhe. Policia njofton se rreth orës 16:00 një kamion ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kamioni është rrëzuar duke plagosur 2 persona.

Shoferi dhe pasagjeri i plagosur janë dërguar në spitalin e Shkodrës ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

“Malësi e Madhe / Informacion paraprak. Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026