Anuloi koncertin në qendrën Trump-Kennedy, kërkohen 1 milion dollarë dëmshpërblim nga muzikanti

28 Dhjetor 2025 | 12:57

Kryetari i Qendrës Trump- Kennedy, Richard Grenell i ka dërguar një letër muzikantit Chuck Redd pasi ai anuloi koncertin e tij i cili ishte planifikuar të zhvillohej në objektin kulturor. Anulimi i koncertit erdhi pas riemërimit të qendrës ku u shtua edhe emri i presidentit amerikan, Donald Trump.

Grenell në letrën e tij ka akuzuar muzikantin për “manipulim politik” dhe duke njoftuar se do të kërkojë 1 milion dollarë dëmshpërblim për anulimin e shfaqjes së natës së Krishtlindjeve. Ai e quajti vendimin e muzikantit një shembull klasik të fanatizmit dhe theksoi se ai shkaktoi një goditje të rëndë financiare për një organizatë jofitimprurëse arti.

Bateristi Chuck Redd konfirmoi në një mesazh për Associated Press se ishte tërhequr nga koncerti për shkak të ndryshimit të emrit. Ai tha se kur vuri re se emri i Trump u shfaq fillimisht në faqen e internetit të Qendrës Kennedy dhe disa orë më vonë në vetë ndërtesën, vendosi ta anulonte eventin.

Redd kishte organizuar Jazz Jams vjetore të festave në Qendrën Kennedy që nga viti 2006, duke pasuar basistin William “Keeter” Betts. Ai e përshkroi eventin si një traditë shumë të njohur të Krishtlindjeve, ku shpesh merrnin pjesë studentë muzike. Ai vuri në dukje se anulimi i koncertit ishte i trishtueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë tu duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026