14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese
Shumë të rinj pëlqejnë të luajnë futboll ose basketboll, ndërsa 14-vjeçarit Naiel Hoxha nuk i ka interesuar asnjëherë të praktikojë këto sporte. Ai ka zgjedhur kavavjerrjen, një sport i vështirë dhe të cilin nuk e praktikojnë shpesh adoleshentët e moshës së tij.
“Kam filluar kacavjerrjen në moshën 10-vjeçare dhe e bërë për të mbajtur trupin në formë dhe të fitoja eksperiencë të reja në jetë. Një pjesëtari i familjes time më tha guximin të ndeshesha me të gjitha provat e vështira që ka kacavjerrja”,- thotë Naiel për GenZ në Euronews Albania.
“GenZ” është një produkt i projekt i “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.
Naiel ka bërë kacavjerrje për herë të parë në Petrelë dhe Bovillë në moshën 11-vjeçare. Ai e do këtë sport për adrenalinë që i jep.
“Më pëlqen shumë adrenalina që jep dhe sfidat që duhet të kaloj. Për mua është një mënyrë të jetuari, ku gjen guxim të kalosh sfidat që të dalin. Në të njëjtën mënyrë veprojmë çdo ditë duke kaluar sfida”,- shprehet 14-vjeçari.
Për momentin ai e sheh kacavjerrjen si pasion dhe nuk e klasifikon si profesion e të ardhmes, por nuk e mohon që mund të jetë profesionist i këtij sporti në të ardhmen.
Garuesja në garat “Rally Albania”, Julinda Dhame shprehet se për herë të parë takon një djalë në moshën e Naiel që ka qejf kacavjerrjen dhe tregon se natyra ka një rëndësi të madhe për shëndetin.
“Natyra është e rëndësishme, pasi unë kam mbaruar inxhinieri mjedisi dhe e di çfarë ka mjedisi për shëndetin tonë. Rëndësinë e natyrës e vumë re këto kohë me pandeminë”,-tha Julinda Dhame.
Julinda i jep disa këshilla Naielit për të ardhmen e tij nga eksperienca e saj.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjë njeriu në jetë është të ndjekë pasionin. Nëse ti e kthen pasionin në punë aty është suksesi. Mua garat më shërbyen që të kem një punë në shtet, që lidhet me turizmin dhe të rinjtë”,-përfundon ajo.
Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?
Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale
Dizenjatorja 12-vjeçare e çorapeve dhe çantave me lule 3D që ëndërron të bëhet stiliste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta