Zelensky mohon akuzat ruse se rezidenca e Putin u sulmua nga dronë ukrainas

29 Dhjetor 2025 | 18:22

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka hedhur poshtë akuzat se Ukraina u përpoq të sulmonte rezidencën e Putinit. Zelensky i ka cilwsuar si gënjeshtër pretendimet e Rusisë. Sipas tij Moska po përgatiste terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare në Kiev.

Zelenskyy i ka kërkuar SHBA-së të reagojë ndaj kërcënimeve ruse në përputhje me rrethanat dhe e ka cilësuar pretendimin rus si një mënyrë për të minuar përparimin në bisedimet e paqes pas takimit të udhëheqësit ukrainas me Donald Trump.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi këtë të hënë se Forcat e Armatosura të Ukrainës u përpoqën të sulmonin rezidencën e Presidentit rus Vladimir Putin në Novgorod gjatë natës.

“Natën e 28-29 dhjetorit 2025, regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist duke përdorur 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi në rezidencën shtetërore të Presidentit”, deklaroi Lavrov.

Ai theksoi se të gjitha mjetet ajrore u shkatërruan. Lavrov shtoi se Moska do t’i përgjigjet sulmit të dyshuar. “

Veprime të tilla të pamatura nuk do të mbeten pa përgjigje”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026