Bllokimi nga aksidenti, Pika kufitare e Qafë Thanës i rikthehet normalitet

1 Janar 2026 | 19:26

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njofton se pika e kalimit kufitar Qafë Thanë është rikthyer në funksion normal pas një bllokimi prej afro dy ditësh.

Bllokimi kishte ndodhur për shkak të një aksidenti rrugor, ku një autobot me gaz u përmbys në rrugën pranë pikës doganore.

“Nga kontaktet e vazhdueshme me autoritetet e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut, është konfirmuar se aksi rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, i bllokuar që nga data 30 dhjetor 2025, është zhbllokuar dhe qarkullimi i mjeteve dhe shtetasve po kryhet normalisht si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar procedurat standarde të verifikimit kufitar”, thuhet në njoftim.

Autoritetet falënderojnë qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë periudhës së ndërprerjes dhe u bëjnë thirrje të ndjekin udhëzimet e policisë kufitare për një lëvizje të sigurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026