Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, humbin jetën dy persona, zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e trupave

2 Janar 2026 | 09:25

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa nga burime në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se kanë humbur jetën dy persona, konkretisht efektivi i policisë Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij Elona ndërsa janë plagosur një grua dhe me dy fëmijët e saj të mitur..

Nga dëshmitë qe vijnë nga vendi i ngjarjes thuhet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke nxjerrë çiftin e bashkëshortëve Florini pa shenja jete nga një prej automjeteve ndërsa një gruaja dhe dy fëmijët e saj të mitur ndodheshin në automjetin tjetër që drejtohej nga bashkëshorti i saj F.L.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin Petrit Florini.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi Petrit Florini, rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Elona Florini, rreth 45 vjeçe, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026

Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut

Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’. Pas ndërhyrjes...
20:33 | 29/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku. “Ju erdhi fundi”, shkruhet...
20:20 | 29/06/2026