Sunderlandi i Xhakës ndalon Manchester Cityn në Premier League

2 Janar 2026 | 17:37

Manchester City ka hedhur një hap të gabuar që mund ti kushtojë shumë për titullin kampion. Skuadra e Pep Guardiolës, mbrëmjen e 1 janarit, barazoi pa gola në transfertën e Sunderland. Xhaka e udhëhoqi ekipin për të marrë 1 pikë ndaj vendit të dytë, që pas javës së 19 e sheh veten 4 pikë më pak se Arsenali kryesues.

Në stadiumin e dritave Sunderland pati disa raste, njëjtë si Manchester City i cili një rast goditi shtyllën, ndërsa një gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Hap fals për vitin e ri edhe për Liverpool-in, që e nis me ‘halle të vjetra’. Skuadra e Arne Slot barazoi 0-0 në shtëpi kundër Leeds. ‘The Reds’ tentuan të zhbllokonin ndeshjen, por edhe pse Ekitike në një moment u gjet me portën bosh, nuk mundën të realizonin. Në fundin e ndeshjes Leeds dërgoi topin në rrjetë, por VAR e anuloi golin për pozicion jashtë loje.Krizë golash edhe te Brentford-Tottenham që u mbyll 0-0, ndërsa në të vetmen ndeshje ku pati gola, Crystale Palace-Fulham, 90 minutat përfunduan me shifrat 1-1.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026