Goditen me raketa bazat ushtarake, çfarë dihet deri tani për sulmin e SHBA në Venezuelë
Shtatë shpërthime dhe avionë që fluturonin në lartësi të ulët u dëgjuan rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës në Karakas, kryeqyteti i Venezuelës. Qeveria e Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sulme ndaj objekteve civile dhe ushtarake në disa shtete. Sulmet ndodhën në Karakas, Miranda, Aragua dhe La Guaira.
Mediat amerikane raportuan se zyrtarë të SHBA-së kanë thënë se presidenti Donald Trump ka urdhëruar goditjet. Trump ka reaguar lidhur me sulmet teksa ka konfirmuar se SHBA ka kryer operacione në kryeqytetin e Venezuelës.
Trump ka konfirmuar se SHBA-të kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë” kundër Venezuelës. Ai shtoi se Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi së bashku me gruan e tij.
Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka ndaluar fluturimet komerciale amerikane në hapësirën ajrore të Venezuelës për shkak të aktivitetit ushtarak në vazhdim.
Dëshmitarë okularë raportuan shpërthime në disa objekte ushtarake në Karakas, përfshirë La Carlota, një fushë ajrore ushtarake, si dhe bazën kryesore ushtarake të Fuerte Tiuna.
Qeveria venezueliane dënoi dhe denoncoi para komunitetit ndërkombëtar agresionin ushtarak jashtëzakonisht të rëndë të kryer nga Qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër territorit dhe popullsisë venezueliane.
Qeveria njoftoi gjithashtu se presidenti Maduro ka firmosur dhe ka urdhëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Banorë të lagjeve të ndryshme dolën me nxitim në rrugë; disa prej tyre mund të shiheshin nga larg në zona të ndryshme të Karakasit.
“Toka u drodh e gjitha. Kjo është e tmerrshme. Dëgjuam shpërthime dhe avionë,” tha Carmen Hidalgome zërin që i dridhej.
Ajo po ecte me nxitim me dy të afërm, duke u kthyer nga një festë ditëlindjeje. “E ndjemë sikur ajri po na godiste.”
Tym u pa duke u ngritur nga hangari i një baze ushtarake në Karakas. Një tjetër objekt ushtarak në kryeqytet mbeti pa energji elektrike. Trump kishte kërcënuar me sulme ndaj territorit venezuelian prej muajsh.
Shpërthimet ndodhën në një kohë kur ushtria amerikane ka goditur varka të dyshuara për trafik droge. Të premten, Venezuela tha se ishte e hapur për të negociuar një marrëveshje me SHBA-në për luftën kundër trafikut të drogës.
SHBA-ja ka sekuestruar gjithashtu cisterna nafte të sanksionuara në brigjet e Venezuelës, ndërsa Trump ka urdhëruar bllokimin e të tjerave, në një veprim që duket se synon të shtrëngojë edhe më tej ekonominë e vendit të Amerikës së Jugut.
Ushtria amerikane ka sulmuar varka në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor lindor që nga fillimi i shtatorit. Deri të premten, numri i goditjeve të njohura ndaj varkave ishte 35 dhe numri i viktimave të paktën 115, sipas shifrave të bëra publike nga administrata Trump.
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 10:53 Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
- 10:41 Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’
- 10:40 Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash