Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë

1 Korrik 2026 | 10:53

Irani është një në mesin e tre shteteve që po spiunojnë aktivistët opozitarë që jetojnë në Gjermani dhe po përpiqen të depërtojnë në institucionet shtetërore, thuhet në raportin vjetor të publikuar më 30 qershor nga agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme.

Raporti i agjencisë gjermane të inteligjencës së brendshme (BfV) përmend Iranin, Pakistanin dhe Marokun si vende që kanë “angazhuar burime njerëzore” në Gjermani për të “siguruar informacione”.

Sipas raportit, këto shtete po përpiqen gjithashtu të ndikojnë në politikën, mediat dhe trupat administrativë të Gjermanisë përmes “metodave klandestine”.

“Për udhëheqësit në Iran, këto grupe konsiderohen si kërcënim për vazhdimësinë e pushtetit të tyre, prandaj ata shtypin me dhunë protestat brenda vendit dhe i përndjekin këto grupe dhe individë edhe jashtë Iranit”, thuhet në raportin e inteligjencës gjermane.

Sipas raportit, komunitetet e huaja dhe aktivistët opozitarë po spiunohen ose po diskreditohen duke u paraqitur si ekstremistë, ndërsa individë të caktuar po përballen me kërcënime fizike.

Duke e prezantuar raportin, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, tha se sovraniteti i Gjermanisë po minohet përmes këtyre aktiviteteve.

Pas luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit në qershor të vitit 2025, shërbimet iraniane të inteligjencës kanë spiunuar organizata hebraike dhe mbështetësit e tyre në Gjermani dhe në pjesë të tjera të Evropës, u tha në raport.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së

Irlanda mori Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së të mërkurën, duke filluar një mandat gjashtëmujor të përqendruar në siguri, konkurrencë dhe vlera demokratike, sipas...
11:54 | 01/07/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026