Nicolas Maduro: Shoferi i autobusit që qëndroi në krye të Venezuelës për 12 vjet, krizat, Trump dhe shpërblimi prej 50 mln$

3 Janar 2026 | 15:47

Amerikanët kanë në duar Nicolas Maduron dhe gruan e tij që nga mëngjesi i së shtunës, pas një serie sulmesh ajrore të kryera nga Uashingtoni, kryesisht ndaj objektivave ushtarake në Karakas dhe zona të tjera të Venezuelës.

Një aleat i ngushtë dhe trashëgimtar politik i udhëheqësit karizmatik populist të Venezuelës, Hugo Chavez , të cilin e pasoi në vitin 2013 pas vdekjes së tij nga kanceri, Nicolas Maduro më parë ishte shofer autobusi dhe udhëheqës sindikate.

Ai nuk e pati kurrë popullaritetin dhe ndikimin politik të Çavezit, dhe fitorja e tij zgjedhore në vitin 2013 u kundërshtua ashpër nga opozita, duke shënuar fillimin e një periudhe paqëndrueshmërie politike në Venezuelë. Gjatë sundimit të tij, vendi u zhyt në një krizë të thellë ekonomike, me trazira të përhapura sociale, keqmenaxhim serioz të industrisë së naftës dhe sanksione në rritje të SHBA-së.

Në vitin 2017, mes protestave masive në Karakas, Maduro u përpoq të zgjeronte pushtetet e tij presidenciale, duke anashkaluar Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita.

Një vit më vonë, në vitin 2018, ai fitoi një mandat të ri gjashtëvjeçar në zgjedhje të denoncuara nga opozita dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare si të paligjshme.

Në vitin 2020, administrata e parë e Donald Trump paditi Maduron me akuzat për “narkoterrorizëm”. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së e akuzoi atë për bashkëpunim me grupin gueril kolumbian FARC për vite me radhë për të kontrabanduar kokainë në SHBA. Ai u përgjigj duke e quajtur Trump një “kauboj racist”.

Akuzat për mashtrim votues u rishfaqën në zgjedhjet më të fundit, pasi Maduro u betua përsëri janarin e kaluar, ndërsa Uashingtoni rriti presionin ekonomik dhe ushtarak mbi regjimin e tij.

Më 7 gusht, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pamela Bondy, njoftoi një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacionin që çoi në arrestimin e tij – një shumë që ishte dyfishuar që nga viti i kaluar.

Në krah të tij është bashkëshortja e tij, Celia Adela Flores de Maduro, avokate dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare për dekadën e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026