Kush mund ta zëvendësojë Maduron? Ja tre personat që janë në garë

3 Janar 2026 | 16:18

Presidenti i Venuezulës, Nicolas Maduron, është kapur nga forcat amerikane këtë të shtunën, ku pas kësaj kanë dalë spekulime mbi të ardhmen e vendit, me fokusin kryesor aktualisht te tre figura të larta të regjimit që mund të marrin pushtetin në Karakas.

Zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez

Rodríguez shërben si nënkryetar ekzekutiv, e pari në radhë për të pasuar Maduron, të paktën sipas kushtetutës.

Një chaviste besnike dhe ish-ministre e jashtme, ajo i mbijetoi sulmeve të së shtunës. Megjithatë, asaj i mungon mbështetja ushtarake, e cila mund të jetë vendimtare.

Sakaq, kanë dalë raportime se Rodríguez mund të jetë larguar nga vendi për në Rusi, një nga aleatët kryesorë të Maduros, së bashku me Iranin.

Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello

Një nga figurat më të fuqishme të Venezuelës, Cabello u përmend në aktakuzën e SHBA-së në vitin 2020 si udhëheqës i Cartel de los Soles ose Kartelit të Diejve.

Uashingtoni ofroi 10 milionë dollarë për kapjen e tij, shumë që thuhet se është rritur më tej në 25 milionë dollarë. Cabello mbikëqyr forca të konsiderueshme sigurie përmes ministrisë së brendshme dhe mban lidhje të thella ushtarake dhe të inteligjencës.

Lidhjet e tij me kartelet e bëjnë atë një objektiv kryesor të SHBA-së, duke kufizuar potencialisht shanset e tij. Euronews ka mësuar se shumica e venezuelianëve besojnë se, nëse opozita nuk arrin të mobilizojë qytetarët për një shtytje demokratike në vend, Cabello ka shansin më të mirë për të marrë pushtetin në mungesë të Maduros.

Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino López

Padrino komandon forcat e armatosura të Venezuelës dhe i mbijetoi sulmeve të së shtunës. Ndonëse nuk përmendet në mënyrë të qartë në aktakuzat e SHBA-së, roli i dyshuar i ushtrisë në Kartelin e Diejve implikon komandantë të lartë, që do të thotë se ai është gjithashtu midis atyre të përfshirë dhe ndoshta përballet me veprime të mëtejshme nga Uashingtoni.

Thuhet se ai gëzon besnikërinë e ushtrisë, gjë që mund të jetë kritike pasi kushdo që kontrollon forcat e armatosura ka të ngjarë të përcaktojë rezultatin. Nëse ai do ta përdorë epërsinë në favor të tij apo të dikujt tjetër, mbetet e paqartë në këtë kohë.

A ka ndonjë shans opozita?

Analistët vërejnë se Spanja, e cila kreu me sukses nxjerrjen e udhëheqësit të opozitës Edmundo González Urrutia nga Venezuela, ndërsa ai përballej me kërcënime të vazhdueshme nga regjimi i Maduros, mund ta ndihmojë atë të kthehet përsëri në vend me mbështetjen e SHBA-së.

Duhet theksuar se dhëndri i Urrutias mbetet një i burgosur politik atje, gjë që e ndërlikon çdo vendim të tij për t’u kthyer ose për të shtyrë përpara një kandidim për presidencën e Venezuelës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026