Sulmi në Banjska, pritet së shpejti aktgjykimi i rastit

4 Janar 2026 | 17:14

Procesi gjyqësor në rastin “Banjska”, ndodhet në fazën përfundimtare dhe shpejt pritet shpallja e aktgjykimit.

Mbi dhjetë dëshmitarë janë ftuar në gjykatore për dëshmi gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe zyrtarë policorë të cilët ishin pjesë e njësisë që u sulmua nga terroristë serbë.

Në mesin e tyre ka qenë edhe Alban Rashiti, të cilin e mbron avokati Naim Rudari. Ky i fundit sipas KosovaPress, thotë se ky proces mbetet sfidë, meqë nuk është aplikuar gjykimi në mungesë. Megjithatë, ai thotë se ka prova të mjaftueshme që të arrestuarit të dënohen me burgim të përjetshëm.

Në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023 Policia e Kosovës u ballafaqua me sulm terrorist.

Gati një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale më 11 shtator ka ngritur aktakuzë, ku në mesin e të akuzuarve kryesor është Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit.

Sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale “kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. Disa nga ata akuzohen edhe për financim të grupit, e shpërlarje të parasë.

Në këtë rast po gjykohen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. Që të tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat para gjykatës.

Avokati Naim Rudari thotë se ka parashtruar kallëzim penal ndaj dy dëshmitarëve, që sipas tij, kanë dëshmuar rrejshëm dhe pronarit e drejtorit të “Rajnska Banja”. Ky hotel ndodhet në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi.

Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku,  ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026