Kushtet e vështira atmosferike pezulluan përkohësisht nisjen e tragetit Vlorë-Brindisi
Kushtet e vështira atmosferike bënë që ditën e djeshme Kapiteneria e Portit të pezullonte nisjen e tragetit. Pasagjerët u njoftuan nga kompania se trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të nisej më datë 5 janar, pavarësisht se kushtet atmosferike nuk janë ende plotësisht të favorshme.
Sipas njoftimit zyrtar, trageti “European Star” do të fillojë manovrat për hyrjen në kalatën e portit rreth orës 13:30, me qëllim realizimin e nisjes në orën 16:00.
Në bord pritet të udhëtojnë rreth 800 pasagjerë dhe 240 automjete. I gjithë procesi po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare, e cila ka qenë vazhdimisht në gatishmëri dhe pa shkaktuar asnjë vonesë në procedura.
Megjithatë, siç duket edhe nga pamjet filmike, kalata e portit ndodhet në kushte mjaft të amortizuara.
Mungesa e fenderëve -pjesët mbrojtëse prej gome që vendosen në çdo port- përbën një problem serioz sigurie, pasi këto elemente janë të domosdoshme për ankorimin normal dhe të sigurt të trageteve përgjatë gjithë gjatësisë së kalatës.
Këto kushte ngrejnë shqetësime për infrastrukturën portuale dhe nevojën për ndërhyrje urgjente, në mënyrë që të garantohet siguria e mjeteve lundruese dhe e pasagjerëve.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)