Kevin Kampl vendos të largohet nga futbolli për t’u përkushtuar familjes

6 Janar 2026 | 07:45

Për Kevin Kampl, 35 vjeç, mesfushor i Leipzig, ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë futbollit, me shumë gjasa përgjithmonë. Por kjo lamtumirë nuk është e zakonshme, pasi Kampl vendosi të ndërpresë kontratën me klubin gjerman jo për shkak të moshës, por për një zgjedhje të zemrës: të kthehet në shtëpi dhe të jetë pranë familjes, e shkatërruar nga një tragjedi e dyfishtë.

Tetori i kaluar shënoi një pikë kthese për sllovenin, me vdekjen e papritur të vëllait të tij, Seki, vetëm 51 vjeç. Trishtimi u përkeqësua më pas nga sëmundja e të atit. “Humbja e papritur e vëllait më bëri të kuptoj sa e çmuar është koha dhe sa e rëndësishme është ta kalojmë atë me njerëzit më të afërt”, shkroi Kampl për fansat e tij.

Ai shtoi se pas shumë viteve të karrierës, vendimi për t’u kthyer në shtëpi ishte i qartë, sidomos për shkak të shëndetit të dobësuar të babait: “Është koha që ai të mos jetë vetëm.”

Leipzig pranoi me mirëkuptim kërkesën e tij, duke e lejuar ndërprerjen e kontratës që hyn në fuqi në fund të muajit. Gjatë një dekade në klub, Kampl ka regjistruar 283 paraqitje, 13 gola dhe 23 asiste, duke fituar dy Kupa të Gjermanisë, një Superkupë dhe duke arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Marcel Schäfer, e përshëndeti vendimin: “Vendimi i tij për t’u përqendruar te familja meriton respekt të madh dhe tregon karakterin e tij të jashtëzakonshëm.”

Lamtumira e fundit e Kamplit me publikun do të zhvillohet më 17 janar, gjatë ndeshjes kundër Bayern Munich. Për të ardhmen, ai lë një derë hapur për një rikthim në futboll, por për momentin e sheh këtë opsion si jorealiste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026