Moti i keq prek Rinasin, fluturime mund të preken nga vonesat

6 Janar 2026 | 12:53

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, shumica e fluturimeve në Rinas mund të kenë vonesa, njoftoi këtë të martë zyrtarisht aeroporti.

Ndërkohë, theksohet se stafi eshtë në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve dhe bëhet thirrje që çdo pasagjer të kontrolloj statusin e fluturimeve.

 “Si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të jenë të prekura në oraret e tyre. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar te Tiranës vazhdojnë normalisht dhe stafi eshtë në koordinim të vazhdueshëm për të garantuar mbarëvajtjen e shërbimeve, duke vendosur sigurinë e pasagjerëve si prioritet absolut ne çdo vendimmarrje operative. Ju lutemi të kontrolloni statusin e fluturimit tuaj dhe te jeni në komunikim me linjën ajrore për çdo perditësim. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, njoftoi Rinasi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026