Mbështetja e Trump dhe e Netanyahut ndaj protestave, Irani: Janë një kërcënim, ne do të përgjigjemi

7 Janar 2026 | 10:32

Irani në një reagim ka theksuar se i konsideron si një kërcënim deklaratat e presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me protestat që po zhvillohen në vend.

Kreu i ushtrisë iraniane, Amir Khatami tha se nuk do të tolerojnë që kjo të vazhdojë pa u përgjigjur.

“Irani Islamik e konsideron përshkallëzimin e retorikës armiqësore kundër kombit iranian një kërcënim dhe nuk do ta tolerojë këtë të vazhdojë pa iu përgjigjur”, tha gjenerali Khatami.

Sipas tij nëse armiku bën një gabim, Irani do të përgjigjet me më shumë vendosmëri sesa gjatë luftës 12-ditore në qershor kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Trump ka kërcënuar ditët e fundit të ndërhyjë ushtarakisht në Iran nëse vriten protestues, ndërsa Netanyahu u ka ofruar protestuesve mbështetjen e tij .

“Po e ndjekim nga afër. Nëse fillojnë të vrasin njerëz, siç kanë bërë në të kaluarën, mendoj se do të goditen shumë rëndë nga Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti amerikan të dielën.

Të hënën, diplomacia iraniane njoftoi se deklaratat e Trump dhe Netanyahu përbënin nxitje për dhunë dhe akuzoi Izraelin se po kërkon të minojë unitetin kombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë

Presidenti rumun, Nicusor Dan ka njoftuar se një anije me flamur liberian që lundronte nga Egjipti në Ukrainë është goditur në brigjet e Rumanisë në...
10:48 | 21/07/2026

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

Shtetet e Gjirit po mbajnë barrën e hakmarrjes së Iranit, pse nuk kundërpërgjigjen?

Gjatë gjithë luftës së saj me SHBA-në, kundërsulmi i Iranit është drejtuar kryesisht ndaj vendeve arabe të pasura me naftë që kufizohen me Gjirin Persik. Irani ka...
09:40 | 21/07/2026