Dëmtimi i banesave në fshatin Vajzë të Vlorës, banori: Shpëtuam për një qime

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
7 Janar 2026 | 10:54

Një nga banorët e prekur nga dëmtimi i dy banesave në fshatin Vajzë ka folur për Euronews Albania ndërsa ka dhënë detaje sesi ka ndodhur ngjarja. Banori shprehet se gjatë natës u shembën muret e jashtë të banesës duke iu rrezikuar jetën.

“Nga ora e 2 e natës, ranë muret e jashtme. Pastaj u ngritëm dhe e bëmë alarmante. I nxorëm bagëtitë. Shpëtuam për një qime. Ja shtëpia po presim të batohet nga momenti në moment.

Nuk guxon të futet kush brenda të marrim diçka. Shtëpinë e kemi të re, 3 vite kishim që e mbaruam shpinë. Zero, nuk kemi asnjë llaf. Erdhi policia dhe këta të Bashkisë po nuk shohim ndonjë llaf,” tha banori i cili u shpreh se shpreson për shpërblim.

Sipas banorëve, ata kanë marrë në telefon autoritetet për të situatën. Ata thonë se ndihen të rrezikuar pasi banesat e tyre mund të rrëshqasin Sipas banorëve kjo situatë është e përsëritur. Sipas tyre masat e marra nga shteti lënë për të dëshiruar. Ata bëjnë apel për ndihmë nga institucionet dhe dëmshpërblime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”

Esmeralda Kazia është shpallur fituese e çmimit “Cybersecurity Woman of the World 2026”, duke u vlerësuar si gruaja më e mirë në botë në sigurinë...
18:46 | 27/07/2026