Hajrullahu: Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje për presidentin, Haxhiu pritet të jetë kryetare e Kuvendit
Zhvillimet politike në Kosovë, rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe ajo që e pret vendin në aspektin politik gjatë dy muajve të ardhshëm, ishin tema të një diskutimi të realizuar në Euronews Albania.
Kryeredaktori i Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje për çështjen e presidentit.
“Cila parti do ta merr barrën me dërgu vendin në zgjedhje për president? Sapo kemi përfunduar katër palë zgjedhje. Do të ishte jashtëzakonisht keq për vendin nëse do të shkonim sërish në zgjedhje e me bllokada tjera”, ka thënë ai.
Hajrullahu ka theksuar se as Lëvizja Vetëvendosje, por as partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk duhet të provokojnë zgjedhje të reja.
“Kjo do të ishte e dëmshme për Kosovën dhe kushdo që e dërgon vendin në zgjedhje për këtë çështje do të shihet si përgjegjës për krizën politike”, ka deklaruar ai.
Sipas Hajrullahut, zgjidhja për këtë duhet të vijë përmes kompromisit dhe bashkëpunimit politik, duke shmangur zgjedhjet e reja.
Duke folur për formimin e qeverisë së re dhe rezultatet zgjedhore, ai ka thënë se me numrat aktualë, Albulena Haxhiu pritet të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës.
“Besoj se do të jetë Albulena Haxhiu sërish kandidate. Lëvizja Vetëvendosje tani i ka numrat në Kuvend, përveç nëse ka ndonjë matematikë tjetër brenda LVV-së për postin e saj”, është shprehur Hajrullahu në një diskutim me gazetarin Thimi Samarxhiu.
Në fund, Hajrullahu ka theksuar se Kosova nuk ka kohë për humbje, pas një viti 2025 që e cilësoi si stagnues.
Sipas tij, vendi ka nevojë urgjente për miratimin e ligjeve në Kuvend, realizimin e projekteve zhvillimore dhe avancim në arenën ndërkombëtare.
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil