Masakra e sheshit “Tiananmen”, policia arreston organizatoren e eventit përkujtimor të ngjarjes

4 Qershor 2021 | 18:02

Aktivistja pro-demokracisë Chow Hang Tung është arrestuar nga policia e Hong-Kongut në 32-vjetorin e masakrës së sheshit “Tiananmen”.

Chow është nënkryetare e Aleancës për Hong-Kongun, që organizon vigjilje vjetore për viktimat e ofensivës brutale të regjimit ndaj aktivistëve pro-demokracisë.

Ajo u arrestua për promovimin e një grumbullimi të paautorizuar.

Gjithçka ndodh teksa autoritetet në ish-koloninë britanike kanë ndaluar përkujtimin e ngjarjes për të dytin vit rresht, me argumentin për kujdes nga coronavirusi.

Policia ka mbyllur gjithashtu parkun “Viktoria”, ku qytetarët mblidhen çdo vit për të shënuar përvjetorin dhe disa mijëra oficerë janë vendosur në gjendje gatishmërie për të ndalur çdo përpjekje për të përkujtuar eventin.

Hong-Kongu dhe Makau janë të vetmet vende në territorin kinez ku njerëzit mund të kujtojnë ofensivën fatale të regjimit ndaj protestuesve pro-demokracisë.

Por këtë vit edhe autoritetet në Makau ndaluan vigjiljen, duke deklaruar se mbajtja e saj shkel ligjet e vendit.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026