Rubio do takohet me zyrtarët danezë javën e ardhshme, sinjalizon se nuk do tërhiqen nga qëllimi për Groenlandën

8 Janar 2026 | 13:13

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha mbrëmë se kishte në plan të takohej me zyrtarë danezë javën e ardhshme për të diskutuar për Groenlandën, ndërsa kriza përshkallëzohet brenda NATO-s për shkak të kërcënimeve të SHBA-së për të marrë territorin e Arktikut.

Një takim urgjent ishte kërkuar nga ministrat e jashtëm të Groenlandës dhe Danimarkës, e cila ka thënë se çdo pushtim ose konfiskim i territorit nga aleati i saj në NATO do të shënonte fundin e aleancës ushtarake perëndimore dhe “sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore”.

Duke folur me gazetarët në Uashington, Rubio nuk iu përgjigj drejtpërdrejt një pyetjeje nëse administrata Trump ishte e gatshme të rrezikonte aleancën duke ecur potencialisht përpara me një opsion ushtarak për të fituar kontrollin e Grenlandës.

“Nuk jam këtu për të folur për Danimarkën apo ndërhyrjen ushtarake, do të takohem me ta javën tjetër. Do t’i zhvillojmë ato biseda me ta atëherë, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Çdo president amerikan ruan mundësinë e adresimit të kërcënimeve të sigurisë kombëtare me mjete ushtarake”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026