Qendrat e emigrantëve, flet senatorja italiane për Euronews Albania: Aty jetohet në kushte çnjerëzore

8 Janar 2026 | 14:07

Senatorja italiane, Ilaria Cucchi në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi  Samarxhiu ka folur lidhur me zhdukjen e një 27-vjeçar senegalez pas kthimit në Milano nga qendrat emigrantëve në Shqipëri. Cucchi gjatë fjalës së saj është shprehur se qendrat në vendin tonë nuk funksionojnë, e kundërta e asaj që deklaron kryeministrja italiane Meloni.

Sipas saj kushtet në këto qendra janë çnjerëzore dhe emigrantët janë të burgosur në ambiente ku u jepen doza të larta kundër problemeve psikike.

“Kryeministrja Meloni ka bërtitur me zë të lartë se qendrat e pritjes në Shqipëri do te funksionojnë. Por sot ne mund te themi se në këtë rast qendrat në Shqipëri nuk funksionojnë. Aty u kuptua se gjendja e tij psikike ishte e papërshtatshme me gjendjen e qendrës pritëse ndaj e rikthyen në Itali ku humbën të gjitha gjurmët e tij.

Dua të nënvizojë se po flasim për një personi vuan nga probleme të theksuara psikike dhe që është i lirë në vendin tonë duke përbërë një rrezik për njerëzit. Kjo tregon ekzistencën e kotë të qendrave të pritjes së emigrantëve pasi personi në fjalë endet pa dokumente ne territorin tone.

Këto qendra i kam parë me sytë e mi dhe u garantoj se aty jetohet në kushte çnjerëzore.  Fillimisht ata që strehohen aty mund të konsiderohen të burgosur, pasi u ndalohet liria. Është një masë administrative në bazë të se cilës mbyllen në vende të cilat i kam filmuar një telekamerë të fshehur.

Ata njerëz që stresohen aty nuk e flasin gjuhën tonë dhe jetojnë në kushtet le ta themi në thonjëza, në kushtet e një përgjumjeje sepse u jepen ilaçe kundër problemeve psikike dhe disa doza janë të frikshme”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026