Shkarkimi i Metës, Roland Lami: Iniciativë mirëfilli politike, më shumë shoh nxitim se seriozitet nga ana ligjore

4 Qershor 2021 | 19:45

Politologu Roland Lami tha për Euronews Albania, se te vendimi i mazhorancës për të shkarkuar presidentin e vendit, të cilën e cilëson një nismë mirëfilli politike, sheh më shumë nxitim se sa seriozitet për ta adresuar këtë çështje në rrugë ligjore.

Teksa nënvijëzon se ky është precedenti i parë në 30 vjet që merret një iniciativë e tillë nga kuvendi, z. Lami argumenton se gjasat që presidenti të shkarkohet janë të pakta.

“Provat që klasifikohen nga Kuvendi si shkelje të rënda kushtetuese lidhen me deklarate dhe jo akte nga ana e kreut të shtetit. Vihet re një nxitim qoftë në hetim apo përcaktimin e datës në Kuvend për t’ia kaluar Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është një çështje delikate dhe duhet trajtuar nga konstitucionalistë, por gjykoj se janë dy momente që duhen komentuar. Së pari, arketipi i ndërtuar nga Meta në krye të presidencës është i pangjashëm me ato që kemi parë më herët. Në këtë kuptim gjykoj se a vlen të jepet një mesazh që e tillë sjellje të mos kthehet në zakon për presidentët e tjerë që do të vijnë. Nuk është një sjellje tipike që duhej të kishte kreu i institucionit, që duhet të jetë mbi palët, i larguar nga interesat politike. Por nga ana tjetër, a është kjo sjellje e denjë për ta shkarkuar?”, tha z. Lami.

Në këto kushte, sipas tij jemi në kufijtë e pamundësisë për ta shkarkuar presidentin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026