Studiuesi francez lirohet në këmbim të basketbollistit rus

8 Janar 2026 | 22:29

Eksperti francez për Rusinë, Laurent Vinatier, i cili ishte në burg në Rusi që nga qershori i vitit 2024, u lirua në një shkëmbim të burgosurish me basketbollistin rus Daniil Kasatkin, i cili ishte i ndaluar në Francë, njoftoi sot Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB).

Siç u tha, Vinatje u lirua si pjesë e “shkëmbimit”, ndërsa Kasatkin, i cili u ndalua në Francë dhe përballet me ekstradim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u lirua gjithashtu, raporton Figaro.

FSB tha se shtetasi francez ishte falur.

Vendimi u mor një ditë pas Krishtlindjeve Ortodokse, një periudhë kur faljet presidenciale janë të shpeshta në Rusi, sipas gazetës franceze.

FSB-ja publikoi gjithashtu një video të lirimit të Vinatjes, e cila e tregon atë duke dalë nga qendra e paraburgimit në dëborë, pastaj duke ngarë një makinë dhe duke hipur në një aeroplan të vogël.

Vinatje 49 vjeç, doktor i shkencave politike nga Instituti i Studimeve Politike në Paris, është specialist në hapësirën post-sovjetike dhe gjeopolitikën, dhe disertacioni i tij i doktoraturës trajtonte konfliktin në Çeçeni.

Ai punoi në Qendrën për Dialog Humanitar, një organizatë joqeveritare zvicerane që merret me diplomacinë informale dhe ndërmjetësimin në konflikte, përfshirë Ukrainën.

Ai u arrestua nga FSB-ja në qershor 2024 dhe u dënua me tre vjet burg për mosregjistrim si “agjent i huaj”, të cilin ai tha se e kishte bërë nga padija.

Autoritetet ruse pretenduan se ai po mblidhte informacione ushtarake që mund të përdoreshin kundër sigurisë ruse.

Në gusht, ai u akuzua gjithashtu për “spiunazh”, një krim i dënueshëm deri në 20 vjet burg në Rusi.

Avokati i Daniil Kasatkin njoftoi se basketbollisti rus u lirua mbrëmë dhe u kthye në Moskë.

Kasatkin u arrestua në aeroportin e Parisit më 21 qershor me kërkesë të SHBA-së, e cila e akuzon atë për pjesëmarrje në një rrjet hakerash që përdori sulme me ransomware kundër kompanive amerikane dhe institucioneve federale.

Ai i mohoi akuzat dhe avokati i tij deklaroi se nuk kishte njohuri në IT dhe se pajisja e tij ishte hakuar.

Shkëmbimi i të burgosurve ndodhi në një kohë kur marrëdhëniet midis Parisit dhe Moskës janë të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe në kontekstin e aludimeve për një ripërtëritje të mundshme të dialogut midis dy vendeve, shkruan gazeta franceze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026