Koçiu: Të gjitha strukturat në gadishmëri! Rreth 5500 punonjës të policisë të angazhuar në terren

9 Janar 2026 | 09:23

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu gjatë fjalës së tij në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile ka bërë me dije se lidhur me situatën e përmbytjeve në vend janë në terren 5 500 punonjës të Policisë së Shtetit.

Ajo thekson se gjithashtu janë angazhuar mbi 720 efektivë të shërbimit zjarrfikës. Koçiu theksoi se institucionet kanë qenë në gatishmëri të plotë për evakuim apo ndërhyrje emergjente.

“Kemi qenë në gadishmëri me të gjitha strukturat. Nga këto takime dhe nga prezenca në terren kemi bërë të mundur që të gjendemi pranë qytetarëve që kanë pasur nevoja për evakuim apo ndërhyrje. Është e vetëkuptueshme që policia e shtetit dhe zjarrfikëset janë në krye të detyrës.

Rreth 5500 punonjës të policisë ka qenë në angazhuar në terren. Janë 700 mjete të policisë që janë vendosur në dispozicion për të ndihmuar. Forcat zjarrfikësve që janë mbi 720 efektivë që janë të angazhuar, kanë kryer roli ne tyre në misionet jetëshpëtuese.

5 automjete zjarrfikësve në dispozicion. 22 pompa thithëse të vendosura në zonat problematike. E rëndësishme është shpëtimi i çdo jete, fatmirësisht nuk kem i patur problematika në këtë drejtim”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026