SHBA liron 2 anëtarët rusë të ekuipazhit të cisternës së sekuestruar në Atlantikun e Veriut
Rusia ka njoftuar se Uashingtoni ka pranuar kërkesën e saj dhe ka liruar dy anëtarë të ekuipazhit të cisternës së naftës që u sekuestrua këtë javë në Atlantikun e Veriut. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shprehu mirënjohjen e Moskës.
“Në përgjigje të kërkesës sonë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mori vendimin për të liruar dy qytetarë rusë, anëtarë të ekuipazhit të cisternës së naftës Marinera”, tha ajo.
Anija u sekuestrua të mërkurën nga autoritetet amerikane, të cilat thonë se është pjesë e një flote në hije që ndihmon në anashkalimin e sanksioneve të SHBA-së duke transportuar naftë nga Venezuela, Rusia dhe Irani, dhe se po lundronte nën një flamur të rremë. Moska tha se anija kishte siguruar leje të përkohshme për të lundruar nën flamurin rus.
Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
Shtetet e Gjirit po mbajnë barrën e hakmarrjes së Iranit, pse nuk kundërpërgjigjen?
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera
- 10:23 Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj
- 10:23 Rama për Paketën e Maleve: Shitet si akt tradhtie, mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë
- 10:14 Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
- 09:55 U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin