Republika Sërpska shënon ditën e saj jokushtetuese, marrin pjesë ministra nga Serbia
Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, e ka shënuar të premten me një paradë në rrugët e Banjallukës 9 Janarin, ditën e saj – të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese dhe diskriminuese ndaj boshnjakëve dhe kroatëve në vend.
Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Bosnjës, të bëra në vitin 2023 nga Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar në vend, Christian Schmidt, parashikohen ndëshkime për mosbindjen ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të vendit, shkruan REL.
Çdo njeri i përfshirë në organizimin e festimit jokushtetues të 9 Janarit si Dita e Republikës Sërpska mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe me masa ndalimi për të mbajtur poste publike. Megjithatë, askush nuk është ndëshkuar deri më tani.
Zyra e Prokurorit të Bosnjës tregoi për Radion Evropa e Lirë se një çështje ishte hapur një vit më parë në lidhje me shënimin e mëparshëm të Ditës së Republikës Sërpska dhe se dy prokurorë po punojnë në këtë rast.
Kush mori pjesë në paradë?
Në paradën në sheshin Krajina në Banjallukë – ku u vendosën rreth 800 oficerë policie – morën pjesë zyrtarë nga Serbia përkrah atyre të Republikës Sërpska.
Po ashtu, në këtë ngjarjen morën pjesë afërsisht 2.000 pjesëmarrës nga rreth tridhjetë organizata civile nga entiteti serb i Bosnjës dhe nga Serbia fqinje.
Midis të ftuarve që ndoqën paradën nga afër ishin anëtarja e Presidencës së Bsonjës Zhelka Cvijanoviç, kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniç me ministra, presidentja në detyrë e Republikës Sërpska, Ana Trishiç-Babiç, presidenti i Asamblesë Kombëtare të entitetit, Nenad Stevandiç, si dhe disa përfaqësues të entitetit dhe shtetit.
Ish-presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, nuk mungoi, së bashku me Rod Bllagojeviç, ish-guvernatorin e shtetit të Illinois.
Për dallim nga vitet paraprake, ambasadori rus në Bosnjë, Igor Kalabuhov, nuk mori pjesë.
Ndër të tjerë, në paradë morën pjesë edhe anëtarë të një dege të grupit rus të motorçiklistëve “Ujqërit e Natës”, i njohur për mbështetjen e tij për Kremlinin.
Përveç oficerëve përfshirë Njësinë Speciale Antiterroriste dhe shkollat e policisë, marshuan edhe anëtarë të organizatave të ndryshme të veteranëve.
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve