Flamurtari mbetet pa drejtor, kuqezinjtë largojnë Pollozhanin

9 Janar 2026 | 19:29

Ky fillimvit ka nisur me ndryshime te Flamurtari, që pas largimit të disa futbollistëve ka bërë të njëjtën gjë dhe me drejtorin sportiv Artim Pollozhani.

Ky i fundit nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjve, duke u larguar kështu pas disa vitesh nga ekipi ku qëndroi fillimisht si futbollist e më pas si trajner e drejtor.

Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson se drejtuesit e Flamurtarit janë ulur në bisedime ku janë marrë dhe vendimet për gjysmën e dytë të sezonit. Një nga çështjet më të diskutuara ishte gjendja e skuadrës, por dhe merkato e cila po zhvillohet nga vlonjatët.

Ndryshimet kanë nisur nga Pollozhani, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta marrë në dorë ekipin.

Ndër të tjera mësohet se kuqezinjtë kanë survejuar një numër të madh lojtarësh të huaj gjatë ditëve të fundit, ndërsa pritet të kryhen dhe zyrtarizime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar më shumë se 300 dronë që nga fillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026, për shkak të shkeljes së...
15:27 | 24/06/2026

Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar gola në gjashtë edicione...
12:11 | 24/06/2026

Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u acarua nga pyetja e një gazetari meksikan për Lionel Messin në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes së Portugalisë kundër Uzbekistanit. Cristiano...
09:47 | 24/06/2026