Gjendet i pajetë një person në Elbasan, ishte veshur me uniformë pune
Një shtetas është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së premtes në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Vasil Gashi, dhe ne trup mban një uniformë pune.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur veprimet hetimore.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa pritet që prokuroria të urdhërojë kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saj.
Banorët e zonës shprehen të tronditur nga ngjarja, ndërkohë që policia vijon sigurimin e perimetrit dhe mbledhjen e provave në vendngjarje.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare. Hetimet vijojnë dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacion më të detajuar mbi këtë rast.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin