Lëvizja për sezonin turistik, Britania e Madhe ndalon udhëtimet me Portugalinë
Britania e Madhe i ka ndaluar udhëtimet me Portugalinë.
Pushuesit nga Mbretëria e Bashkuar reaguan të premten ndaj lajmit se vendi hoqi Portugalinë nga lista e destinacioneve të sigurta nga COVID, që do të thotë se ata turistë që ndodhen atje do përballen me një karantinë 10-ditore në kthim.
Pronarët e bizneseve lokale u kapën gjithashtu të papërgatitur nga ky vendim, teksa prisnin që sektori i turizmit të rihapej pas mbylljes së gjatë.
“Neve na u tha se mund të lëviznim, të prenotonim pushimet, të shpenzonim paratë për teste, gjë që ishte një bezdi e madhe, patëm shumë telashe duke u përpjekur t’i bënim dhe pastaj na thanë se jo, nëse shkoni do të mbeteni të bllokuar në karantinë. Është e qartë se njerëzve u ka kushtuar shumë para”, u shpreh një qytetar.
Spanjë
Spanja do të rihapë kufijtë për udhëtarët që janë vaksinuar kundër COVID dhe shëtitoren Torremolino në Costa del Sol, ku hotelet dhe restorantet po hapen në përpjekje për të ripërtërirë sektorin.
“Jemi keq, shumë keq. Këtu në Torremolino dhe në gjithë Malagën situata ka qenë shumë e keqe. Vetëm tani njerëzit kanë nisur të nxjerrin kokën”, Cristian Martin, kamarier.
Si destinacioni i dytë turistik më popullor në botë, Spanja synon të presë 45 milionë turistë të huaj këtë vit, më shumë se dyfishi i 19 milionëve që e vizituan në 2020-n, kur sektori i turizmit global u godit nga pandemia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vaksinimi kundër COVID, takohen ministrat e Shëndetësisë të G7-s, 4 mld vaksina nga SHBA
OBSH miraton vaksinën kineze Sinovac
Joe Biden premton birra dhe kujdes social falas për ata që vaksinohen deri më 4 korrik
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)