Dëbora përfshin juglindjen, probleme në qarkullim në zonat malore

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
11 Janar 2026 | 10:17

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë mëngjesit të gjithë juglindjen e vendit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonat rurale dhe veçanërisht në zonat malore, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 centimetra.

Të gjitha rrugët nacionale raportohen të qarkullueshme pa probleme, me përjashtim të aksit Qukës–Qafë Plloçë, i cili vijon të mbetet i bllokuar për shkak të shkarjeve masive të shkëmbinjve.

Janë të hapura dhe të kalueshme rrugët që lidhin fshatrat turistikë Dardhë dhe Voskopojë, megjithatë qarkullimi kryhet me kujdes të shtuar për shkak të pranisë së dëborës.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore, ndërsa në zonat malore përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe bllokimet në rrugë. Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026