Numri i viktimave nga protestat në Iran rritet në 420, mes tyre edhe 8 fëmijë
11 Janar 2026 |
17:54
Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA ka bërë me dije se të paktën 420 protestues janë vrarë gjatë demonstratave gjatë 15 ditëve të fundit në Iran kundër regjimit në vend.
Mësohet se mes viktimave janë tetë fëmijë. Ky është një rritje dramatike nga numri i mëparshëm prej 162 të viktimave, i cili u dha më herët sot.
Të shtunën prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, tha se procedurat ligjore kundër protestuesve do të kryhen pa mëshirë.
“Akuzat kundër të gjithë protestuesve janë të njëjta. Qofshin ata individë që kanë ndihmuar protestuesit dhe terroristët në shkatërrimin dhe dëmtimin e sigurisë publike dhe pronës, apo mercenarë që kanë marrë armët dhe kanë shkaktuar frikë dhe terror midis qytetarëve”, tha ai.
Lajme të Sugjeruara
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri, i kthente që në aeroport
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit