Akademia e Shkencave hap platformën online të Fjalorit të madh të gjuhës shqipe

12 Janar 2026 | 17:26

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njoftuar hapjen e platformës online të Fjalorit të madh të gjuhës shqipe. Mësohet se për hapjen e këtij fjalori punoi një ekip i gjerë hartuesish, redaktorësh dhe korrektorësh.

Kjo u realizua nën drejtimin e Jani Thomait si kryeredaktor dhe dy zëvendëskryeredaktorëve, Akademik Valter Memishaj dhe Prof. Dr. Shezai Rrokaj. Më tej bëhet me dije se hapi përfundimtar do të jetë shtypi i veprës në dhjetë vëllime vitin që vjen.

“Nga dita e sotme, datë 12.01.2026, ora 00:00, është hapur për përdoruesit faqja e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e Shqiptarëve” dhe “Enciklopedia Shqiptare”, projekte këto të ndërmarra nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për promovimin e identitetit, historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore mijëravjeçare.

Për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe” punoi një ekip i gjerë hartuesish, redaktorësh dhe korrektorësh, nën drejtimin e Akademik Jani Thomait si kryeredaktor dhe dy zëvendëskryeredaktorëve, Akademik Valter Memishaj dhe Prof. Dr. Shezai Rrokaj.

Hapi përfundimtar do të jetë shtypi i veprës në dhjetë vëllime vitin që vjen. Platforma online është konceptuar në mënyrë që lexuesit të ndërveprojnë me fjalorin në të gjitha pajisjet digjitale.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj”, njofton Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike në “Facebook”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026