OKB: 2,500 civilë të vrarë në Ukrainë në vitin 2025 nga sulmet ruse! Mbi 12 mijë të plagosur
Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut i OKB-së në Ukrainë ka bërë me dije se në viti 2025 ka qenë më i përgjakshmi për civilët në Ukrainë që nga viti 2022. Në vitin 2025, 2,514 civilë u vranë dhe 12,142 u plagosën, një rritje prej 31% e viktimave krahasuar me vitin 2024.
Shumica dërrmuese e viktimave të verifikuara u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase.
“Përpjekjet e shtuara nga forcat e armatosura ruse për të pushtuar territorin në vitin 2025 rezultuan në vdekje dhe lëndime civile, shkatërrimin e infrastrukturës jetësore, ndërprerjen e shërbimeve bazë dhe valë të reja zhvendosjeje në zonat e vijës së frontit,” tha organi monitorues i OKB-së.
Pothuajse dy të tretat e të gjitha vdekjeve vitin e kaluar u regjistruan në zonat e vijës së frontit, me të moshuarit që mbanin kryesisht peshën kryesore ndërsa vazhdojnë të jetojnë në fshatrat e tyre.
Viktimat midis civilëve të shkaktuara nga dronët me rreze të shkurtër veprimi gjithashtu u rritën ndjeshëm.
“Përdorimi i përhapur i dronëve me rreze të shkurtër veprimi i ka bërë shumë zona pranë vijave të frontit praktikisht të pabanueshme”, tha Danielle Bell, kreu i misionit të monitorimit.
OKB tha se përdorimi në rritje i armëve me rreze të gjatë veprimi nga forcat ruse që nga qershori 2025 ka shkaktuar gjithashtu një rritje të viktimave civile në qendrat urbane në të gjithë Ukrainën.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Kim Jong Un merr pjesë në provën e navigimit të shkatërruesit Kang Kon
Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
- 14:31 Ushqimi i pasigurt, OBSH: 1 në 9 persona në botë sëmuren nga ushqimi i kontaminuar
- 14:17 Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
- 13:55 ‘Zvërneci’, Rama sjell rastin portugez: Fia Formosa, revolucioni portugez i turizmit
- 13:49 Protestë edhe në Zvërnec, qytetarët me pankarta dhe thirrje
- 13:45 Thirrje për ndihmë/ Familja e policit të rënë në krye të detyrës Enea Mekolli hapin GoFundMe
- 13:23 E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale (EMRI)