Poçari i fundit në Vlorë, përpjekjet e Ali Gegës për t’i trashëguar zanatin të rinjve

5 Qershor 2021 | 16:30

Në punishten e poçarit artizan të Vlorës, Ali Gega shkojnë jo vetëm bizneset e qytetit që kërkojnë produkte të veçanta prej balte por edhe të rinj që duan të mësojnë këtë zanat.

Aliun e vizitoi dhe Euronews Albania, ndërkohë që po krijonte disa vazo lulesh dhe ishte ai që na tregoi sesi e nisi këtë zanat dhe cilat janë sot kërkesat e tregut.

“Kam filluar që në kohën e monizmit me babain, pastaj e vazhdova unë, erdhi koha e privatizuam dhe filluam nga puna së bashku me babain i cili u kthye nga pensioni, punuam të dy me gjëra të reja. Pas një kohe të gjatë e lashë punën, pasi djali erdhi nga emigrimi dhe më tha ta hapnim sërish punën, ishte ai iniciator që e rinisëm. Edhe djali ka marrë zanatin dhe po ecën shumē mirë, ka më shumë objektiva se unë. Kërkesa ka shumë, edhe për objekte të vjetra si qypi i ullinjve, i djathit, shtëmbat i kërkojnë shumë, vazot e luleve po e po, por edhe gjëra të reja. Baret restorantet kanë kërkesat më të shumta, edhe për ambientet e jashtme vazo lule, relike të vjetra por edhe për përdorim tava dheu dhe vorba siç ka qenë tradita. Zanati i poçarit është shumë i bukur, unë jam poçari i vetëm në Vlorë, zanati bëhet më i bukur kur ka tërheqje, ka të rinj që kanë bërë kurs. Përgjithësisht janë vajzat, nuk e di pse djemtë s’janë të interesuar. Që të humbasë një zanat i tillë është gjynah, por rikthimi im dhe interesimi i të rinjve  duke nisur nga djali im kam besim që nuk do të humbasë,” – u shpreh Ali Gega.

Megjithëse drejt zhdukjes, për Aliun, ky zanat nuk ka fund.

“Unë e kam këtu tavën e baltës. E thajmë baltën e tresim dhe pastaj nisim përpunimin, e kthejmë nga të lëngshëm e hedhim në disa thasë që balta të dali sa më e pastër. Kjo punë ka të pafundme, gjatë punës dalin gjëra që si ke menduar dhe duke ecur dalin gjëra të mrekullueshme, ashtu siç ka raste kur jo çdo gjë shkon mirë, ka raste që punoj edhe gjatë natës për diçka të veçantë , ndërsa prodhimi seri është i thjeshtë,” – tha ai teksa sqaroi gjithashtu se çmimet variojnë nga lloj i punimit.

Poçari i vetëm në Vlorë, Ali Gega thotë se ndien përgjegjësinë për të trashëguar te brezat e rinj këtë zanat te familjes, i cili jo vetëm është fitim prurës por është një art më vete.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026