Shoqata e Gjyqtarëve “kundër” Kuvendit: Po shmanget gara, kryetarët e gjykatave i zgjedh KLGJ

13 Janar 2026 | 11:07

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar lidhur me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, si pjesë e një pakete ndryshimesh të ligjeve të reformës në drejtësi, të dërguar nga ana e Kuvendit, për konsultim.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat shoqata shpreh shqetësimin lidhur me nenin 12 të këtij projektligji, që synon të shtojë nenin 170/3 në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ne Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilës kryetarët në detyrë të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ konfirmohen si kryetarë të emëruar deri në datën 31 dhjetor 2028, duke shmangur sakaq garën për këto poste drejtuese në pushtetin gjyqësor.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë thekson se një dispozitë e tillë, së pari, tenton të uzurpojë pushtetin që Kushtetuta i ka dhënë Këshillit të Lartë Gjyqësor në emërimin e kryetarëve të gjykatave. Në nenin 147/a, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës, parashikohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve. Emërimi në pozicionin e kryetarit të gjykatës konsiderohet si ngritje në detyrë sipas ligjit nr. 96/2016 dhe për këtë mund të disponojë vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor. Së dyti, në mënyrë të çuditshme, kjo dispozitë shtrihet vetëm ndaj gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm dhe atyre administrative dhe nuk përfshin gjykatat e posaçme, duke mos cenuar në rastin e këtyre të fundit, me të drejtë, standardet kushtetuese. Së treti, projektligji nuk mban në konsideratë faktin se KLGJ-ja tashmë ka miratuar aktin normativ përkatës lidhur me procedurën e zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, akt i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar 2026 dhe pritet t’i sjellë efektet shumë shpejt, me hapjen e garës për postet e kryetarëve në këto gjykata, si dhe faktin se për një periudhë prej gati gjashtë vitesh gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit janë drejtuar nga zëvendëskryetarët, të cilët kanë ushtruar funksionet e kryetarit në detyrë. Kjo gjë e bën jo vetëm të panevojshëm caktimin e kryetarëve të gjykatave nga ana e Kuvendit, por sjell edhe cenimin e parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026