Tuzi bën bashkë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit në Mal të Zi, zhvilluan Konferencën e Pestë Mbarëkombëtare të Arkivistikës.
Kjo konferencë bëri bashkë ekspertët dhe studiuesit e arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët si çdo vit, diskutuan për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionit të punës së arkivave në realitetet e sotme.
Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, të pranishëm me kumtesa ishin dhe profilet e tjera të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë me ruajtjen e kujtesës kolektive.
Drejtori i Arkivës së Shqipërisë, Ardi Bido tha për Euronews Albania se kjo konferencë synon unifikimin e shërbimit të arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllimin final që studiuesit të kenë mundësi të marrin dokumente, pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt Prishtinës apo Tiranës.
“Ka rëndësi thelbësore. Së pari, është që është Konferenca e Pestë Mbarëkombëtare, që do të thotë tashmë fatmirësisht kemi të bëjmë me një traditë. Ajo që pritet të ndodhë në një hapësirë dy vjeçare, është që arkivat të ofrojnë shërbimi bashkërisht. Në Tuz, çdo studiues mundet që prej Tuzit të marrë dokumentacionet falas nga arkivat e Shqipërisë dhe Kosovës, pa pasur nevojë të vijë në Prishtinë dhe Tiranë dhe pa pasur nevojë për të paguar”, tha ai.
Në këto takime tha z. Bido mblidhen specialistët më të mirë të arkivave nga të gjitha vendet shqipfolëse, përfshirë edhe Diasporën.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona